top of page
Kualitet i garantuar
quartz onyx stairs

SHKALLË

Shkallë të përpunuara prej gurit natyral apo kuarcit sipas dëshirës dhe kërkesës suaj. Për pamje elegante dhe madhështore, qoftë për hotele, ndërtesa, restorane apo shtëpi private. Zgjedhja më e mirë për ti dhënë një pamje unike objektit tuaj.

SYPRINA PËR KUZHINË DHE MURË

Kuzhina e një shtëpie është pasqyrë e shijes suaj ndërsa syprina e sajë duhet të përputhet me stilin dhe kërkesat tuaja.  Ofrojmë syprinë të përpunuar prej graniti, mermeri apo kuarci. Ju ftojmë të na vizitoni dhe të bëni zgjedhjen e duhur të materialit.

LRM_EXPORT_20180512_095358.jpg
IMG-96a7a77e13b56d71c8c85aae64a0b693-V.j

BANJO DHE SYPRINA 

Pamja e banjos është një detal i rëndësishëm, kur bëhet fjalë për dizajnimin e shtëpisë juaj. Mundësitë për të zgjedhur materialin e duhur për syprinën e banjos janë të shumta, por me anë të ndihmës dhe eksperiencës tonë, ju do të bëni zgjedhjen më të mirë për banjon tuaj.

SHKALLË TË JASHTME

Graniti është një material me qëndrueshmëri të lartë; fillimisht formohet nga llava në formë të shkrirë dhe me kalimin e kohës forcohet dhe bëhet një nga gurët më të fortë në tokë. Ai është rezistent ndaj nxehtësisë, ngirjes dhe gërvishtjes, ndërsa nëse ju kujdeseni mjaftueshëm për granitin, ai do jetë shoqërues i gjatë i shtëpisë tuaj.

image-0-02-05-aedbd83f1572f17e227a810c51
IMG_20200106_192340_523.jpg

KAMINE

Dizajn i thjeshtë dhe modern për të siguruar që kamini të mbetet në fokusin e dhomës. Qoftë kamin me drurë apo elektrik, qoftë me një hapje apo me më shumë, ne gjithmonë kujdesemi për detajet.

FASADA DHE MURË DEKORATIV

Ju ofrojmë zgjedhje të madhe të produktit më të hollë ndonjëherë që përbëhet prej gurit natyral, i përshtatshëm për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm siç janë fasadat, muret dekorative, oxhaqet, kaminet, kuzhinat, restoranet, zyrat dhe më shumë. Për t'u përputhur me kërkesat e projekteve të juaja, këtu janë specialistët tanë të cilët do ju ndihmojnë të zgjedhni llojin e përsosur të këtij produkti.

fassade203.jpg
image-0-02-05-901bada8b910623ff2ee225752

DYSHEME

Guri është materiali më i famshëm për shtrimin e dyshemeve në objekte të ndryshme. Egzistojnë ngjyra të shumta dhe dizajne të panumërta të cilat dyshemesë i japin pamje tradicionale apo bashkëkohore dhe i shtojnë stil dhe elegancë. Pllakat e granitit janë të forta dhe ideale për shtrimin e dyshemeve nëpër korridore, kuzhina, dhoma , balkone, banjo ndërsa pllakat e mermerit japin pamje mahnitëse të objektit tuaj, qoftë ai shtëpi, pallat, hotel, restorant, institucion, zyrë.

TAVOLINA

Tavolina të llojeve dhe formave të ndryshme, të përpunuara nga mermeri, graniti, oniksi, kuarci me cilësi të lartë dhe me çmim të volitshëm! Ne u përshtatemi kërkesave të juaja.

IMG-a3aef0b9268ed893906894f357f5859d-V.j
IMG-5ccd209c0d800d0414c2eb472eae6f4b-V.j

PËRMENDORE

Ekipi ynë me përvojë shumëvjeçare ju ofron dizajnimin, përpunimin dhe montimin e përmendoreve prej mermeri dhe graniti.

Service: Services
bottom of page